Istogu shkon në balotazh: Haki Rugova prinë me vota

Istog | 22 Tet 2017 | 21:33 | Nga

Kandidati i LDK-së në Istog, Haki Rugova, ka dalë i pari dhe do të shkojë në balotazh me kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj me 37 për qind.

Në këtë mënyrë, në Istogun e udhëhequr prej pasluftës nga LDK-së do të ketë garë me Partinë e Ramush Haradinajt.

Edhe në zgjedhjet e fundit ka pasur balotazh ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Haki Rugova ka marrë pozitën e Kryetarit të Qytetit pas Fadil Feratit, i cili pati ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Në këtë qytet, PDK ka marrë tetë për qind të votave. Kaq vota ka marrë edhe Vetëvendosje. Krejt këto të dhëna janë publikuar nga Demokracia në Veprim bazuar në numërimin e më shumë se gjysma e votave.

Të ngjashme