Istrefi nderon dëshmorët e Melenicës, mes tyre edhe të vëllanë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka përkujtuar  dëshmorët e Çlirimtare të Kosovës, të rënë 21 vjet më parë në betejën e Melenicës

“Sot është përvjetori i Epopesë së Melenicës, i epopesë së lavdishme të dhjetëra heronjve në mesin e tyre edhe vëllait tim, Shemsiut. Sot e gjithmonë, i kujtojmë me nderim, për aq sa Shala e kombi ynë do të frymojë, duke përjetësuar emrat e heronjve që ranë me nder në altarin e lirisë”, ka shkruar Istrefi në Fabebook.

Ai ka thënë se nderimi për Epopenë e Melenicës, për heronjtë e kësaj beteje, i dedikohet edhe bijave dhe bijve më të mirë të kombit që i dolën përball armikut shekullor, duke krijuar pavdekësinë për vete dhe vlerën mbi të cilën u ngrit liria e atdheut.

“Lavdi heronjve të Epopesë së Melenicës”, ka shkruar Istrefi.

Të ngjashme