Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka shprehur shqetësimin e qytetarëve të Anamoravës, që sipas tij, kjo pjesë e vendi është lënë pas dore si pjesë zorrë qorre për Kosovën pasi sipas tij ka të bëjë me investime shumë të pakta të qeverive të kaluara.
“Është obligim i kësaj qeverie, që Kosovën ta shohin si territor të tërë dhe të investojnë sidomos në këtë pjesë që është lënë si pjesë e prapambetur. Autostrada që është paraparë të kalojë në atë zonë, për t’i bashkuar qytetarët që kalojnë në atë anë dhe të kenë lidhje dhe lëvizje më të lirë të atyre në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, ka thënë Isufi.
Gjithashtu ai ka shtuar se kërkohet nga Qeveria e tanishme që shtetasit që ende kanë mbetur pa shtetësi të Kosovës, të jenë angazhim i qeverisë.
“Kërkojmë nga shtetasit që ende kanë mbetur pa shtetësi në Kosovë, duhet të jenë angazhim i qeverisë në mënyrë që atyre t’u takojë statusi dhe shtetësia e barabartë me qytetarë te Kosovës. Është kërkesë e banorëve atje të hapen dy pikëkalime kufitare që janë atje e që lidhin popullatën me Medvegjen dhe hapja kufitare me pjesën me Kumanovën që të ketë një komunikim të drejtpërdrejtë të qytetarëve andej dhe këtej kufirit. Është obligim i kësaj qeverie me të gjithë investimet kapitale të drejtohet në këtë regjion, që nuk ka pasur trajtim të mirë deri më tani”, ka përfdunuar Isufi.