Isufi – deputetëve: Ta ratifikojmë demarkacionin që të kemi mundësi për korrigjime

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 17:26 | Nga Valbona Bytyqi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit.

Ahmeti ka thënë se marrëveshja fillimisht duhet të ratifikohet për të pasur mundësi pastaj të korrigjohen gabimet, raporton Ekonomia Online.

“Njëkohësisht deputetët e AAK dhe ju ftoj të gjithë juve që pa asnjë ndryshim ta votoni projekligjin të cilin në Kuvend e ka sjellur Qeveria me të vetmin ndryshim te pika 1.2, dokumentacioni zyrtar për komisionin zyrtar për shënjimin e kufirit si orientim.

“Unë besoj që me këtë marrëveshje mund të korrigjojmë gabimin që e ka bërë komisoni i kaluar dhe ju ftoj të gjithëve që të votoni dhe të rregullohet ky gabim që ka ndodhur”.

“Obligim i kësaj Qeverie sipas deklaratës është që ta kryejë punën që sipas ligjt do të hyjë në fuqi dhe ne si deputet i japim obligim kësaj Qeverie për të ndryshuar gabimet të cilat kanë ndodhur”.

 

Të ngjashme