Itali: Arrestohet shqiptari, shihni ku e kishte fshehur kokainën

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 12:08 | Nga

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap në makinë me 1 kg e 165 gramë kg kokainë të pastër.

Shqiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, e kishte fshehur kokainën në brendësi të radios së automjetit të vendosur në dy pako, raporton Ora News.

Gjithashtu në automjet i janë gjetur 400 euro.

Ndalimi i tij u bë pas një kontrolli rrugor në komunën Lomazzo në provincën e Komos.

Shqiptari i arrestuar nuk rezulton rezident në Itali.

Policia italiane ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij në territorin italian si dhe destinacionin e lëndës narkotike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme