Itali, helikopteri i Marinës bie në det, vdes një pjestar nga ekuipazhi

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 09:29 | Nga

Një helikopter i Marinës Ushtarake Italiane ka rënë në det, gjatë operacionit të natës të quajtur “Det i Sigurtë”, shkruan tgcom.

Mësohet se helikopteri ka rënë në zonën qendrore të Mesdheut dhe një nga 5 anëtarët e ekuipazhit ka vdekur. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Italiane.

Helikopteri u imbarkua në anijen Borsini.

Gjatë një programi stërvitor gjatë natës, helikopteri ka rënë në det për arsye ende të panjohura.

Menjëherë ka nisur operacioni për shpëtimin e ekuipazhit dhe janë dërguar në bordin e anijes Borsini.

Katër prej tyre janë në kushte të mira shëndetsore, ndërsa specialisti i fluturimit Andrea Fazio, i gjetur pa ndjenja, ndërroi jetë në bordin e anijes Borsini, gjatë tentativës së mjekëve për ta shëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme