Itali, rritjte e rasteve të coronavirusit 25% për 24 orë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve të koronavirusit në Itali është rritur në 400, mes përpjekjeve ndërkombëtare për të përmirësuar përhapjen e vrusit vdekjeprurës.

Rritja e fundit e rasteve në Itali, vendi kryesor i shpërthimit të virusit në Evropë, përfaqëson një rritje prej 25% në 24 orë.

Disa vende evropiane njoftuan raste të reja të gjurmuara në Itali.

Gjithashtu të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetit tha që për herë të parë virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës, nga ku e ka origjinën.

Në nivel global, më shumë se 80,000 njerëz në rreth 40 vende janë infektuar me koronavirusin e ri, i cili u shfaq në dhjetor.

Pjesa më e madhe mbetet në Kinë.

Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi, ka vrarë më shumë se 2,700 njerëz deri më tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme