Itali, shqiptari gjendet i vdekur në banesën e tij

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 13:47 | Nga

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Via Trento të Italisë. Sipas shtypit italian, rasti i zbulua nga të lehurat e një qeni dhe
fqinjët më pas njoftuan policinë.

Drejt vendngjarjes shkuan forcat e zjarrfikësve, të cilët hapën me forcë derën e banesës. Brenda gjetën pa jetë shqiptarin 33-vjeçar, të shtrirë në krevat.

Sipas hetuesve, ai ka vdekur nga mbidoza. Identiteti i tij nuk është bërë me dije.  Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrjetin e drogës ku kishte
blerë 33-vjeçari lëndën narkotike që e çoi drejt vdekjes

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme