Italia dhe Franca janë vendet që kanë humbur nga përdorimi i euros

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Pas hyrjes në përdorim të monedhës euro si valuta e vetme në gjithsej 19 vende të Evropës, Italia dhe Franca janë regjistruar si vendet që kanë humbur më shumë nga euro.

Në anën tjetër, Gjermania ka rritur rreth 1.9 trilion euro mirëqenien e saj duke u bërë vendi që ka përfituar më shumë nga kjo valutë.
Kjo bëhet e ditur në hulumtimin e publikuar me temë “20 vitet e euros: fituesit dhe humbësit”, përgatitur nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane.

Sipas hulumtimit, Gjermania ka rritur mirëqenien e qytetarëve të saj në periudhën 1999-2017 dhe është renditur si vendi që ka përfituar më shumë nga kjo, ndërkohë që shifra në fjalë ka korresponduar me 23,116 euro për person.

Gjithashtu, në hulumtim thuhet se pas Gjermanisë rritje në mirëqenie pas kalimit në euro kanë arritur edhe Holanda dhe Greqia, ndërsa është shënuar rënie në mirëqenien e Spanjës, Belgjikës, Portugalisë, Francës dhe Italisë.

Ndërkohë që Italia dhe Franca janë regjistruar si vendet që kanë humbur më shumë nga euro, ndërsa ka rënë në 3 trilionë e 591 miliardë euro mirëqenia e Francës dhe e Italisë në 4 trilionë e 325 miliardë euro. Kjo shifër në Francë ka korresponduar me 55,996 euro dhe në Itali me 73,605 euro për person.

Euro në mesin e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian përdoret në Gjermani, Austri, Belgjikë, Estoni, Finlandë, Francë, Holandë, Irlandë, Spanjë, Itali, Qipron greke, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Portugali, Sllovaki, Slloveni dhe Greqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme