Italia do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me furnizime luftarake

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Kabineti i Italisë ka miratuar një dekret ligjor që i lejon asaj të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me “mjete, materiale dhe pajisje” deri në fund të vitit 2024 për të mbështetur përpjekjet e saj të luftës kundër Rusisë.

Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes, ku aty gjithashtu thuhet se furnizimet do të përfshijnë armë, gjeneratorë të energjisë dhe “gjithçka që nevojitet për të mbështetur operacionet ushtarake në mbrojtje të civilëve të paarmatosur”.

Mes tjerash u tha se qeveria do t’i kërkojë parlamentit të konfirmojë vendimin, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme