Italia kërkon që t’u japë fund pagesave me para të gatshme

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën Via Del Corso të Romës, Maria Lipari po kërkon të blejë një shall për vajzën e saj si dhuratë për festën e Krishtlindjeve.

Si shumë italianë të tjerë, ajo preferon të paguajë me mënyrën e vjetër, me para në dorë, por qeveria italiane kërkon që ajo të ndryshojë mënyrën sesi paguan për sende apo shërbime.

Italia është një prej vendeve me përdorimin më të ulët të kartave bankare për blerje, ku 86 për qind e transaksioneve kryhen në para prej letre dhe monedha.

Por duke filluar nga viti i ardhshëm qeveria ka planifikuar të ofrojë bonuse financiare për ata që përdorin kartat apo çfarëdolloj forme elektronike për të kryer pagesa.

Qeveria ka ndarë plot tre miliardë euro për të financuar këto bonuse për vitin e ardhshëm me shpresën se do të rrisë përdorimin e pagesave elektronike. Nga ana tjetër qeveria lufton evazionin fiskal dhe tregun e zi. Detajet e sistemit të ri do të publikohen vitin e ardhshëm. Por, shumë Italianë janë skeptikë për pagesat elektronike.

Ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri, tha këtë vit se qeveria ka për qëllim të sjellë një ndryshim kulturor në Itali për të ndryshuar sjelljen e konsumatorëve dhe rreshtuar së bashku me vendet e tjera evropiane.

Italiane kanë përdorur paratë alternative si kartat apo transfertat bankare mesatarisht 100 herë për person në 2017-ën, ndërsa në Holandë ky numër është 424. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme