Italia po përballet me recesionin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali, ekonomia e këtij shteti do të tkurret për 8.3 për qind këtë vit si rezultat i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Një nga shtetet e para që u godit nga pandemia, Italia vendosi masa të rrepta të izolimit për më shumë se dy muaj në përpjekje për ta kufizuar numrin e vdekjeve dhe infektimeve, shkruan “The Guardian”.

Ky institute parashikoi që ekonomia më pas të shënojë rritje për 4.6 për qind vitin e ardhshëm. Megjithatë, disa institucione të tjera kanë frikë se rënia do të jetë më e madhe. Banka e Italisë ka parashikuar rënie të GDP-së mes 9.2 deri në 13.1 për qind, ndërsa Komisioni Evropian pret që kjo shifër të shënojë rënie për 9.5 për qind.

Banka amerikane për investime, “Goldman Sachs”, ka parashikuar rënie edhe më të madhe – 14 për qind.

Italia deri më tani është vendi i katërt me më së shumti viktima të koronavirusit në botë me 36,455 raste fatale. Deri të dielën, në Itali janë shënuar 234,998 raste të infektimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme