Italia raporton rritjen më të lartë ditore në rastet me COVID-19

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve aktive në Itali është afër 117 mijë ku numri i rasteve të reja shënoi rritje që nga 12 tetori.

Me 10,925 raste të reja me koronavirus, Italia raportoi të shtunën numrin më të lartë ditor që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë atje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Anadolu, transmenton Klan Kosova

Ministria deklaroi se numri total i personave që janë prekur nga COVID-19 që nga 21 shkurti është 402,536 veta.

Numri i rasteve aktive ishte 116.935, tha ministria, duke shtuar se numri i pacientëve nën kujdes intensiv arriti në 705.

Një total prej 47 personash kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e të vdekurve në të gjithë vendin në 36,474.

Rreth 249,127 njerëz janë shëruar deri më tani, me 1,255 shtesë gjatë ditës së kaluar.

Rritja e numrit të rasteve të koronavirusit në Itali që prej 12 tetorit ka bërë që qeveria të diskutojë masat e reja në vend.

Nën presionin e guvernatorëve rajonalë, qeveria e kryesuar nga Kryeministri Giuseppe Conte po mendon për masa të reja për të provuar të përmbajë valën e dytë të infektimit. Kufizimet e reja mund të përfshijnë një shtetrrethim në mbrëmje vonë, si ato të paraqitura nga vendet e tjera evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme