Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në provincën Giugliano të Napolit, ku një veturë e drejtuar nga një shtetas italian, ka përplasur 3 shqiptarë, ku fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes ndërsa është vënë më pas në pranga nga policia.
Tre shtetasit shqiptarë, ende të paidentifikuar, ishin duke shkuar në punë me biçikletë kur janë përplasur nga automjeti.
Drejtuesi i veturës, një 24-vjeçar, pasi u largua nga vendi i ngjarjes ka shkuar në një pikë servisi dhe ka tentuar të riparojë dëmet në automjet menjëherë, për të fshehur gjurmët. Por policia ka mundur ta zbulojë, duke e vënë në pranga. Ndërkohë, autoritetet italiane janë duke parë edhe kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë detaje në lidhje me aksidentin.