ITShKSh dhe Fondacioni “Hasan Prishtina” me një varg aktivitetesh në 150 vjetorin e lindjes së heroit

Prishtinë | 19 Maj 2023 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi dhe Fondacioni “Hasan Prishtina”, në shënimin e 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, do të organizojnë një sërë aktivitetesh tematike që lidhen me jetën dhe veprën e tij.

Tribuna, konferenca, dhe ekspozita do të mbahen në Prishtinë, Shkup, Tiranë me ç’rast studiues dhe krijues të ndryshëm, do të shpalosin dimensione të reja nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, thuhet në njoftimin e dy organizatave.

“Sivjet shënojmë dy jubile për një personalitet të rëndësishëm – 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës”.

“Për të qenë sa më dinjitoz këta jubilej, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi dhe Fondacioni “Hasan Prishtina” kanë paraparë një sërë aktivitetesh tematike që lidhen me jetën dhe veprën e kolosit tonë kombëtar, Hasan Prishtina. Do të organizohen tribuna, konferenca, ekspozita në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe në disa qendra të hapësirës shqiptare, me ç’rast studiues dhe krijues të ndryshëm, do të shpalosin dimensione të reja nga jeta dhe vepra e  Hasan Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme