Ekonomia Online
FUNDIT

Iu bë pritë teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë, shqiptari kapet me 21.5 kg heroinë

Iu bë pritë teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë, shqiptari kapet me 21.5 kg heroinë

Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kh heroinë të ndara në 43 pako najloni. Sipas mediave greke, policia e Ksanthit kishte informacione se shqiptari do të transportonte një sasi të madhe heroine nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një shtegu specifik “sekret” në vargmalin e Follorinës. Të enjten në […]

Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kh heroinë të ndara në 43 pako najloni.

Sipas mediave greke, policia e Ksanthit kishte informacione se shqiptari do të transportonte një sasi të madhe heroine nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një shtegu specifik “sekret” në vargmalin e Follorinës.

Të enjten në mëngjes, organizuan operacionin policor në Follorinë duke i bërë pritë 55-vjeçarit.

Ai u kap duke mbajtur një çantë shpine që përmbante 21.5 kilogramë heroinë dhe u arrestua.

Vlera e heroinës së sekuestruar në “treg” shitet nga 15 deri në 30 euro për gram, ndërsa kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë nga Zyra e Zbatimit të Ligjit për Drogën në Xanthi.

Të ngjashme