Iu gjet drogë dhe revole në veturë, arrestohet pejani

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Pejë pasi që në veturën e tij gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë, si dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 10.9 gram, një shpuzore e cigareve me mbetje të substancës së dyshuar narkotike, dhe tri qese plastike të zbrazëta me llogo të narkotikëve.

Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme