Ivan Todosijeviq e humb mandatin në Zveçan, KQZ-ja e zëvendëson

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 14:03 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për zëvendësimin e kandidatit të subjektit politik, Srpska Lista, Ivan Todosijeviq, i cili ishte certifikuar si asamblist i zgjedhur për Kuvendin Komunal të Zveçanit, raporton Ekonomia Online.

Ai është zëvendësuar me kandidatin e radhës nga i njëjti subjekt politik dhe me më së shumti vota Marko Stefanoviq.

Ky vendim i KQZ-së, për zëvendësim, vjen pasi Todosijeviq është dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale. Neni 29 i ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, pika Q, specifikon se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale gjatë tri viteve të fundit.

Po ashtu, anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, i cili referoi çështjen, bëri të ditur se edhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin K095/20, ndër të tjera konstaton që fitimi i ulëses në mënyrë kundërligjore e bën të pavlefshëm mandatin e fituar.

Në muajin gusht, Gjykata e Apelit në Kosovë ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burgim në nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme