Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq. Ndërkaq, ministrja e deritanishme Mirjana Jevtiq, e […]
Ivan Todosijeviq emërohet ministër i Pushtetit Lokal

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka pritur në takim Todosijeviq dhe shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq.
Ndërkaq, ministrja e deritanishme Mirjana Jevtiq, e cila nuk është është mirëpritur nga Lista Serbe është emëruar në postin e zëvendësministres së Punës dhe Mirëqenies Sociale.











