“Iveco” i dhuron Prishtinës kombibus për transport të personave me karroca

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 09:51 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Antoine Garnier, anëtar i bordit dhe drejtor industrial i kompanisë “Iveco” do ta prezantojnë kombi-busin për transport të personave me nevoja të veçanta, dhuruar nga kjo kompani për Komunën e Prishtinës.

Më këtë raste kyrtari Ahmeti dhe Garndier do të mbajnë konferencë për media para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook kryetari Ahmeti ka bërë te ditur se Iveco Bus ka dhënë donacion disa kombibus për Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, të dedikuar për transportimin e personave me karroca.

“Iveco Bus, prodhuesi i autobusëve të ri për Prishtinën kanë dhënë donacion për komunën tonë një kombibus të ri për transport të personave me karroca”

“Kjo do të na jep mundësi që të transportojmë fëmijët me karroca në komunën e Prishtinës në shkollë e sipas nevojave tjera”, ka theksuar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme