Izraeli fillon vaksinimin e 12-15 vjeçarëve kundër Covid-19

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Që nga mëngjesi i sotëm fëmijët prej 12 deri në 15 vjeç në Izrael kanë filluar të vaksinohen kundër Covid-19.

Në kuadër të vendimit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në mesin e personave që do të vaksinohen kundër Covid-19 janë përfshirë edhe fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Që nga mëngjesi fëmijët e përfshirë në këtë grup moshë kanë filluar të marrin dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Në Izrael i cili në proporcion me popullatën është vendi ku janë aplikuar më shumë vaksina kundër Covid-19 në botë, janë 600 mijë fëmijë të moshës 12-15 vjeç.

Në Izrael, (I cili ka një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorëve), 5 milionë e 455 mijë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinë, ndërsa 5 milionë e 137 mijë të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

Falë vaksinimit Izraeli ka arritur të vendos nën kontroll pandeminë dhe që nga muaji shkurt në vend kanë filluar të lirohen masat kundër Covid-19.

Në këtë vend më 19 prill është hequr edhe detyrimi i vendosjes së maskës në ambientet publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme