Izraeli instalon nëpër aeroplanë sistemin antiraketë, kushton një milionë euro

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kompanitë ajrore izraelite pajisen me sistem të ri antiraketa. Quhet C Music dispozitivi i sistemit antiraketë që kushton 1 milionë euro, e peshon 160 kilogramë i instaluar në aeroplanët e tre kompanive ajrore izraelite El-Al, Arkia e Israir.

Sistemi është aktivizuar menjëherë pas ngjarjes së rrëzimit të aeroplanit ukrainas Boeing 737, pas goditjes gabimisht nga një raketë iraniane duke shkaktuar 176 viktima.

Dispozitivi antiraketa C Music i gjatë 2 metra e 70 cm, i gjerë 60 cm e i gjatë 50 cm, instalohet në pjesën e poshtme të aeroplanit e është i pajisur me një termokamera e aftë të vëzhgojë në 360 gradë e më rreze laser.

Pilotët e aeroplanëve informohen menjëherë në kabinë sapo termokamera e këtij dispozitivi kap rrezikun e nxehtësisë së eksplozivit, e aktivizon laserin i cili çorienton e devijon raketën goditëse deri në shpërthimin e saj në një largësi të konsideruar e sigurisë, transmeton oranews.

Ky sistem C MUSIC prodhohet nga kompania Elbit Sistem, e lajmi për instalimin e tyre e përcjellë sot e përditshmja italiane Corriere della Sera, e cila informon se është përpjekur të kontaktoj me këtë kompani prodhuese pa marrë përgjigje, ndërsa një nga kompaninë ajrore izraelite El-Al është përgjigjur se mbi këtë argumente nuk mendojnë të diskutojnë me organet e informacionit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme