Izraeli lejon nga dy cisterna karburant në ditë të hyjnë në Gaza

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Izraeli është pajtuar të lejojë dy cisterna me karburante në ditë në Gaza për nevojat e OKB-së, si dhe për sistemet e ujit dhe të kanalizimit, ka thënë një zyrtar izraelit.

Kabineti i luftës e ka marrë këtë vendim bazuar në rekomandimet e IDF-së dhe Shin Bet, si dhe me kërkesë të zyrtarëve të ShBA-së, raporton “Times of Israel”, transmeton Klankosova.tv.

Veprimi ka për qëllim “të mundësojë mirëmbajtjen minimale për nevoja të sistemit të ujit, kanalizimit dhe sanitarisë për të parandaluar pandemitë që mund të përhapen në të gjithë zonën, duke lënduar banorët e Rripit si dhe vetë forcat tona dhe potencialisht të përhapet edhe në Izrael”.

Zyrtari zotohet se ky hap “do t’i ofrojë Izraelit hapësirë të nevojshme manovruese diplomatike për të eliminuar Hamasin”.

Ata shtojnë se Izraeli do të përcjellë dërgimin e karburantit për t’u siguruar se nuk shkon te gruçi terrorist. /Klankosova.tv

Të ngjashme