Ushtria izraelite ka konfirmuar se është duke kryer sulme ajrore në pjesën veriore të Iranit, pasi zyrtarët izraelitë thanë se Forca Ajrore po i godiste anijet e Marinës së Iranit në qytetin bregdetar Bandar Anzali, në bregdetin e Detit Kaspik.
Ushtria tha se sulmet u kryen nga Forca Ajrore, pas të dhënave të inteligjencës që u ofruan nga Divizioni i Inteligjencës Detare dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Sipas ushtrisë, kjo është hera e parë në luftën e tanishme që forcat izraelite po sulmojnë në pjesën veriore të Iranit.
Ushtria tha se do të ofronte hollësi të mëtejme rreth këtyre sulmeve më vonë.
Izraeli tha të mërkurën se e kishte vrarë ministrin e Inteligjencës të Iranit, Esmail Khatib.