Izraeli vret tre luftëtarë pro-iranianë në Siri

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Një organizatë vëzhguese e luftës njoftoi se së paku tre militantë pro-iranianë janë vrarë përmes një sulmi me raketa, për të cilin Damasku e fajësoi Izraelin.

Katër raketa ranë në bazën ajrore T4 në provincën Homs rreth orës 10 të mbrëmjes të martën, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, duke e fajësuar Izraelin për këtë sulm.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe tha se në këtë sulm janë vrarë së paku tre militant, ndonëse mediet shtetërore siriane thanë se ka pasur vetëm dëme materiale.

Përpos viktimave në njerëz, kjo organizatë tha se sulmet e dëmtuan një depo të armëve, dy automjete ushtarake dhe një ndërtesë që ende ishte në proces të ndërtimit.

Në bazën ku ndodhi sulmi ndodheshin forcat iraniane dhe këshilltarët ushtarakë rusë. Kjo bazë ishte sulmuar edhe në të kaluarën nga forcat izraelite.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite refuzoi të komentojë për këtë ngjarje.

Këto sulme i kanë shtuar tensionet në Lindjen e Mesme, disa ditë pasi forcat amerikane e vranë gjeneralin e lartë iranian, Qasem Soleimani.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011, Izraeli ka kryer shumë sulme në territorin e Sirisë me arsyetimin se po e parandalon shtrirjen e ndikimit të Iranit në rajon, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme