Izraeliti Benny Gantz e siguron përkrahjen për formimin e qeverisë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Partitë politike izraelite e kanë përkrahur liderin e opozitës, Benny Gantz, për ta formuar qeverinë e re. Kjo është një goditje e rëndë për kryeministrin e deritashëm, Benjamin Netanyahu, i cili fitoi pak më shumë vota se opozita në zgjedhjet e parakohshme.

Lajmi dramatik erdhi në kohën kur një gjykatë në Jeruzalem e shtyu gjykimin për korrupsion kundër kryeministrit Netanyahu për shkak të përhapjes së coronavirusit.

Kryetarët e partive kryesore u takuan të dielën në mbrëmje me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin, duke ia ofruar Gantz-it 61 vota nga gjithsej 120 ligjvënës.

Megjithatë, ky zhvillim nuk ia garanton udhëheqësit të opozitës ulësen e kryeministrit, sepse para vetes i ka edhe gjashtë javë afat për ta formuar koalicionin qeverisës.

Në mesin e partive që i ofruan përkrahje politikanit opozitar janë edhe partitë arabe, shkruan “The Guardian”.

Izraeli u bë rast i pashembullt në rajon pasi shkoi në zgjedhje tri herë brenda një periudhe njëvjeçare për shkak të krizës së vazhdueshme politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme