Hidratimi është thelbësor për funksionimin e duhur të organizmit. Gjithçka në trupin tonë varet nga hidratimi optimal, që nga funksionimi i organeve, tek ekuilibri i hormoneve. Sipas nutricionistes nga Los Angeles, Kimberly Snyder: “Kur jemi të hidratuar, artikulacionet janë të lubrifikuara, lëkura ushqehet dhe folikulat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme”. E kundërta ndodh kur trupi nuk është i hidratuar. Lëkura duket e thatë dhe pa jetë, flokët më të brishtë, energjitë mungojnë, tretja vështirësohet dhe në përgjithësi kemi një ndjenjë lodhjeje dhe dembelizimi. Kështu që hidratimi i duhur gjatë ditës është i domosdoshëm. Por si t’ia dalim të jemi të hidratuar nga mëngjesi deri në darkë? Ja disa këshilla:
Personalizoni pirjen e lëngjeve
8 gota ujë në ditë është ajo që na këshillohet, por sasia e lëngjeve varet nga niveli i aktivitetit të gjithësecilit dhe faktorë të jashtëm si për shembull, temperaturat e ambientit. Për një sasi të personalizuar duhet të pini 30 gr ujë për çdo kile të peshës suaj, shpjegon nurticionistia Snyder. Për shembull, nëse peshoni 140 kg duhet të pini rreth 17 gota ujë në ditë.
Pini në temperaturën e ambientit
Uji në temperaturën e ambientit është më hidratues se uji i ftohtë, pasi trupi duhet të shpenzojë më shumë energji për të kthyer ujin e ftohtë në temperaturën e duhur dhe ky proces shoqërohet me humbje lëngjesh.
Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes: të pini
Fillimi i ditës duke ri-integruar lëngjet në trup, është çelësi për hidratimin e përditshëm. Shpesh dehidratohemi shumë më shpejt se ç’hidratohemi. Hidratimi i mëngjesit do t’ju japë më shumë energji për të përballuar ditën, kështu që niseni mëngjesin me një filxhan ujë të ngrohtë me limon i cili ju bën mirë edhe për mëlçinë.
Pini ndërmjet vakteve dhe jo gjatë tyre
Lëngjet e tepërta gjatë vakteve mund të hollojnë lëngjet e stomakut duke shkaktuar probleme me tretjen. Pini sasi të mëdha uji mes një vakti dhe një tjetri gjatë ditës, të paktën gjysmë ore para dhe pas tyre.
Hani ushqime të pasura me ujë
Uji ëshë burimi kryesor i hidratimit, por janë disa perime që ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Princi është kastraveci, i cili është i pasur me ujë, vitamina të grupit B, nutrientë të ndryshëm, elektrolite dhe silice. Një tjetër perime është selinoja e pasur me vitamin, minerale e fibra që mbajnë trupin të freskët dhe lëkurën të shndritshme. Mund t’i kombinoni të dyja për të përgatitur një lëng për mëngjesin.
Kompesoni kafeinën dhe alkoolin
Ashtu si kafeina, edhe alkooli janë diuretikë, që do të thotë se gjatë kohës që i pini, humbisni më shumë lëngje. Kështu që për të qëndruar të hidratuar, kompletojini me lëngje. Pra, nëse pini një gotë birrë, pini edhe një gotë ujë për të riekuilibruar marrjen e alkoolit.
Mbani gjithmonë me vete një shishe me ujë
Ideale janë shishet e ripërdorshme për të mbrojtur edhe ambientin.
Pini ujë kokosi
Për shekuj me radhë, banorët e vendeve të Afrikës jugore dhe ishujve të Paqësorit pinin ujin e arrave të kokosit për t’u hidratuar. Është një prej mënyrave më të mira për të zëvendësuar ujin dhe elektrolitet që trupi lëshon në klimat e ngrohta. Pas një dite të gjatë në diell, do të ishte ideale të pinit një gotë ujë kokosi, shkruan Living.