Policia arrestoi 10 persona, njëri tentoi t’i këpusë kabllot e RTK-së

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 18:01 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka shoqëruar për intervistim dhjetë persona të dyshuar. Nga ta, dy janë deputetë të Kuvendit, si dhe një person tjetër me inicialet E.A, i cili ka tentuar të këpus kabllot e sistemit të transmetimit televiziv.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me prokurorinë kompetente.

“Njëri nga të ndaluarit e dyshuar me iniciale E. A. (1983),në ora 11:25 është kapur afër ndërtesës se Qeverisë së RKS-së, duke tentuar të ndërhyjë në kabllot e sistemit të transmetimit televiziv, ku ka hap njërën prej kutive të sinjalit të televizionit dhe ka tentuar ta këpus. Ai në krah kishte çantën në të cilën kishte edhe gjësendet e dyshuara”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se është konsultuar Prokurori kompetent, dhe për të dyshuarin e lartcekur me iniciale E.A. ka urdhëruar që të hapet rast “Hyrje në sistemin kompjuterik”, të intervistohet dhe të lirohet në procedure të rregullt.

Vetëvendosje ka konfirmuar se të arrestuar janë këta aktivistë: Sadri Ramabaja, Dardan Kadaj (djali i deputetes Donika Kadaj-Bujupi), Erden Atiq, Leotrim Bajrami, Qëndron Kastrati, Valton Peci, Shkëlqim Salihu, Drilon Pireva dhe Ermal Osmani.

Ndërsa deputetet e arrestuara janë Aida Dërguti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Policia vlerëson se është duke realizuar me kompetence detyrat dhe përgjegjësit e saj ligjore. Ata kanë falënderuar të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në funksion të identifikimit të aktiviteteve ilegale të cilat për rrjedhojë mund të krijojnë rrezik dhe pasiguri për qytetarët tanë dhe institucionet e vendit.

Ja çfarë u gjet në një depo në Dardani

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se sotme, në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë në një depo të një objekti, gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të organeve kompetente janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

25 çanta me shishe të vogla nga qelqi te mbushura me materie të lëngshme
Gjashtë pako të ndryshme me shishe të mbushura me materie te lëngshme
Shtatë plastike të improvizuara për hedhjen e mjeteve te ndryshme
Pesë shishe plastike 10 litërshe të mbushura me materie te lëngshme
Dy hinka ngjyre të kuqe
Tri qese me gur të madhësive të ndryshme
Një qese me maska vizatimore
25 çanta me shishe te vogla nga qelqi te mbushura me materie te lëngshme
Shtatë çanta me kavanoz me materie të lëngshme
Një çantë me 31 shishe të vogla ngjyre vjollce me materie të lëngshme
Shtate megafonë
Një paketë me ID të personave me emra dhe mbiemra të tyre.
21 sprej me ngjyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme