Ja cili është gabimi më i madh që bëjmë gjatë sezonit të verës

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Vera tashmë ka ardhur dhe secili prej nesh pret të shijojë avantazhet që ajo na sjell. Megjithatë, dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi mbartin efekte negative, sidomos në lëkurë…

Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Dr. Irena, mjeke pranë Spitalit Amerikan/Klinikës Vivia, ju jep disa këshilla shumë të domosdoshme, për një lëkurë të shëndetshme.

Si duhet kryer aplikimi i produktit mbrojtës?

• Aplikoni produktin 30 min para ekspozimit
• Riaplikoni produktin çdo dy orë nëse jeni të ekspozuar
• Riaplikoni produktin pasi dilni nga uji ose pas djersitjes intensive
• Mos bëni masazh të produktit pas aplikimit të tij Konkluzion
• Përdorimi i produkteve me filtër mbrojtës janë pjesë e rëndësishme e regjimit përkujdesës të lëkurës gjatë verës, por jo e vetmja. Masa të tjera përfshijnë:
• Evitimi i ekspozimit në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv 10:30 – 16:00.
• Përdorimi i veshjeve dhe aksesorëve mbrojtës: kapele, syze.
• Konsumimi i ujit, frutave, perimeve.
• Sezoni më i nxehtë i vitit kërkon përkujdesje për lëkurën, ndërkohë që i gëzoheni natyrës dhe lirisë së verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme