Anëtarët e Bashkimit Evropian janë të gatshëm t’i ofrojnë ndihmë Portugalisë pas problemeve me zjarret atje.
Moti tejet i nxehtë çoi në shpërthimin e zjarrit në disa vende, kurse flaka u përhap shpejt, çka solli dëmtime të mëdha në disa vende madje duke shkaktuar edhe viktima.
“BE-ja është plotësisht e gatshme për të ndihmuar të gjithë njerëzit në çdo kohë nëse kanë nevojë” ka thënë komisionari për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave në BE,Christos Styliandies, transmeton lajmi.net
Deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 57 persona, kurse janë lënduar 60 tjerë.