Ja pse duhet të konsumoni çdo ditë kanellë

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Aroma e kanellës na sjell ndërmend atmosferën e festave, edhe pse kjo erëz mund të shijohet në çdo moment të vitit.

Ka nga ata që çmenden pas saj, ashtu sikundër të tjerë që nuk e durojnë.

Por kjo erëz ka veti të jashtëzakonshme natyrale, siç është humbja e peshës dhe me afrimin e festave mund të jetë një aleate shumë e mirë.

Konsumi i një luge kanellë çdo ditë mund të bëjë diferencën, duke i dhuruar shumë veti organizmit, shkruan noa. Është shumë e mirë për të forcuar sistemin imunitar dhe jep energji të pafundme.

Jo vetëm kaq, por kontrollon sheqerin në gjak dhe mban nën kontroll gliceminë, duke reduktuar dëshirën për gjëra të ëmbla.

Gjithashtu ndihmon për të djegur yndyrat dhe për rrjedhojë edhe në humbjen e peshës.

Ul trigliceridet dhe shërben si qetësues natyral kundër dhimbjeve menstruale. Ndër të tjera stimulon tretjen, lehtëson dhimbjet e fytit dhe ndihmon në forcimin e kujtesës.

Të ngjashme