Ja pse yjet mbathin këpucë më të mëdha

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 14:16 | Nga

Javën që shkoi Meghan Markle mahniti të gjithë me dukjen e saj e veshur në një fustan nga Givenchy.

Gjithçka dukej perfekte, mirëpo nëse analizojmë më afër shohim se këpucët e saj janë të paktën një numër më të mëdha. Kjo nuk është hera e parë që Meghan mbath këpucë të tilla dhe nuk është e vetmja.

Lidhur me këtë ekspertja e modës Harriet Davey ka një shpjegim.

“Yjet zakonisht shkojnë për një numër apo dy më të mëdhenj kur vjen puna tek këpucët që do të mbathin në ndonjë event. Kjo për të evituar formimin e qeskave me ujë në këmbë, që bëhen si pasojë e ënjtjes së këmbëve kur qëndroni gjatë me take”.

Gjithçka tingëllon praktike në teori, mirëpo si t’ia bëjmë me ecjen kur këpucët janë të mëdha?

Mund të fusni një copë pambuku tek gishtërinjtë dhe ta largoni pasi këmbët të kenë filluar ënjtjen.

Meghan Markle

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme