Ja si i varfëron qytetarët dhe familjet qeverisja e dobët

Prishtinë | 16 Sht 2023 | 09:01 | Nga Shenoll Muharremi

Një shembull konkret. Pasiqë inflacioni i perimeve na doli rekord 28%, dmth aq janë rritur çmimet në matjen e gushtit, kjo nënkupton që duhemi me analizuar se çfarë ka ndodhur. Çmimet në treg rriten kur nuk ka ofertë (shitje) sa duhet, e kërkesa (blerja) mbete e njejtë ose rritet. Ky është rasti. Kjo ndodhi për tri arsye: (a) Qeveria nuk i realizoj subvencionet për bujqit me kohë; (b) Klima e papërshtatshme këtë sezonë; (c) Importi rekord deri -50% të ekonomisë. Pasiqë nuk kemi kontrollë direkte mbi (b) dhe vetëm pjesërisht me (c), po ndalemi tek pika (a) që kemi kontrollë dhe mundësi me ndihmu tregun e familjet.

Një inflacion apo rritje e çmimeve prej 28% nënkupton varfërim të familjeve dhe qytetarëve për gati 1/3. Nëse 100 euro kanë pasur vlerë 100€ tash kanë 70 euro. Ndërsa paga mesatare nëse ka qenë psh 300€ ma vlerë 200€ vetëm, ky është inflacioni, të shkatërron si kanceri. Përate po dalin njerëzit jashtë se nuk munden me përballuar presionin e kostos së jetës dhe po kërkojnë zgjedhje tjera pasiqë ne nuk ju oftojmë se jemi të preokupar me inçizim të videove. Ndoshta mendojmë që qeveria e ministritë janë produkcione të videove. Ti kthehemi temës.

Qeveria e Kosovës ka dështuar të shpërndajë subvencionet që iu takojnë fermerëve dhe bujqve. Është fundi i sezonës e duhet të shpërndahen në fillim të vitit apo sezonës që bujqit me pasë mundësi me i përdorë me e rritë produktivitetin. Qëllimi kryesor i tyre është me e rritë produktivitetin dhe konkurencshmërinë e prodhimeve vendore.

Pasiqë ato nuk janë shpërndarë e jemi në fund të sezonës, prodhimi ynë ka qenë më i vogël dhe më i dobët. Oferta në treg më e zbehtë, çmimet janë rritur. Plot 28% për perimet e 11.4% për pemët. Barrën e mbanë qytetari dhe familjet kosovare.

Kështu saktësisht qeveria nga mosdija apo qeverisja e dobët e varfërojnë qytetarin dhe e detyrojnë me u largu jashtë vendit. Këtë e vërtetoj dje edhe zyra e kryeministrit kur publikoj të dhënat ku Kosova kishte shënuar periudhën më të ulët ekonomike në 24 muajt e fundit.

Të ngjashme