Një e treta e të gjitha vendeve të punës në Gjermani plotësohen përmes lidhjeve dhe kontakteve private. Në kompanitë më të vogla, gati gjysma e të gjithë punëtorëve të rinj gjejnë në këtë mënyrë një vend pune, ka thënë Zyra Federale e Punësimit.
“32% e të gjithë punonjësve të rinj vitin e kaluar erdhën për të punuar përmes kontakteve private e në kompanitë më të vogla, përqindja është edhe më e lartë, 47%”, ka thënë Agjencia e Punësimit në Nuremberg, duke cituar anketat e rregullta, të cilat janë realizuar në mes të punëdhënësve, përcjell albinfo.ch.
21% e vendeve të reja të punës u gjetën përmes platformës së punësimit në internet, si në privatësi, ashtu edhe në ato të Zyrës Federale të Punësimit.
11 % kanë gjetur një punë nëpërmjet reklamave të punës në faqet e internetit të kompanive, 10% kanë gjetur një punë nëpërmjet reklamave në gazeta dhe e njëjta përqindje është e punësuar në bazë të ofertave të vetiniciativës.
Në vitin 2016 në Gjermani janë plotësuar 3.65 milionë vende pune, shumica e të cilave, 44 %, shkon në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme deri në 50 të punësuar.