Lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” ku shërbimet e Policisë “Shqiponjat” i kanë bërë me shenjë për të ndaluar mjetit me targa AA 858 NS por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë dhe ka vazhduar rrugën me shpejtësi ku për pasojë mjeti me të dhënat e mësipërme në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese ju informojme se:
Pas ndjekjes nga Policia është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasve të mëposhtëm të cilët edhe pas përplasjes së automjetit me murin rrethues tentuan të largoheshin me vrap.
Bektash Muka,25 vjec, banues në Tiranë,
Valmir Fazliu, 27 vjec, banues në Kosovë dhe
Vilson Laçi, 24 vjec, banues në Kukës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore ) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për veprat penale të parashikuara nga Nenet 278, 242, 150 për shtetasin B.Muka dhe nenet 300 e 242 për (V.Laçi dhe V.Fazliu) të Kodit Penal.