BE-ja unike për lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor, por nuk ka nxitim për zgjerim

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 12:40 | Nga

Liderët e 27 shteteve të BE-së dhe të rajonit të Ballkanit perëndimorë, që quhen “partner” janë duke zhvilluar takimin e tyre të përbashkët në Kryeqytetin e Bullgarisë. Nuk mungoi në samit shefja e qeverisë britanike, sepse kur përmenden 27 e jo 28 kryesisht mendohet për këtë shtet i cili është në procedurë të daljes nga anëtarësia në BE, por në Kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy, i cili për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në samit. ka vendosur të mos merr pjesë, raporton i dërguari special i Grupit KOHA, Augustin Palokaj.

Spanja në takim përfaqësohen nga ambasadori në BE, që është nivel jashtëzakonisht i ulët, ndërsa në drekën e përbashkët as ambasadori nuk do të jetë i pranishëm.

Në hapësirën ku po zhvillohet samiti nuk ka flamuj e as simbole shtetërore, që ka qenë pjesë e protokollit për të adresuar shqetësimet e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe si pasoj është vendosur që asnjë shtet të mos paraqitet me flamuj dhe simbole shtetërore të tyre.

Vetë fakti se ky është takimi i parë në nivel të tillë pas 15 vitesh për Bashkimin Evropian konsiderohet si sukses historikë.

Me nismë të kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov, e me mbështetje të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk, samiti i Sofjes nuk është kësaj radhe për zgjerimin e BE-së por më shumë për çështje si konektiviteti, zhvillimi digjital, migracioni, reformat dhe çështje tjera të cilat duhet të avancohen në rajon në mënyrë që ai të afrohet me BE-në.

Pa zhvillimi ekonomik do të jetë vështirë që vendet e rajonit të Ballkanit të afrohen me BE-n dhe të bëhen të pranueshme për qytetarët e BE-së. Edhe vet Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov në një konferencë në Sofje në prag të samitit ka përmendur si shembull se të gjitha gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor së bashku nuk e kanë nivelin e Bruto Prodhimit të Brendshëm sa i ka Sllovakia vetëm.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka thënë në Sofje së zhvillimi i këtij samiti pas 15 vjetëve, sa kanë kaluar nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, është rast për të konfirmuar perspektivën Evropiane të rajonit dhe se kjo perspektivë është një zgjidhje strategjike e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Parlamentit Evropian Antonia Tajani ka thënë se pa përfshirjen e këtij rajoni në BE nuk do të mund të thuhet se Evropa është e bashkuar sepse vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë të pashkëputshme janë të lidhura edhe gjeografikisht, edhe historikisht edhe kulturologjikishtë me BE-në. .

Se sa ka ngecur procesi i zgjerimit të BE-së dhe si ka kaluar ai në plan të dytë krahasuar me periudhën e para 15, vitesh ka përkujtuar në Sofje kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq. Ai ka thënë se kur ishte zhvilluar samiti i Selanikut ishte ideja që takime të tilla të zhvillohen çdo 3 vite por deri me tash nuk ka pasur asnjë të tillë prandaj edhe ky i sotëm në Sofje e ka rëndësinë e veçantë. Plenkoviq ka paralajmëruar se Kroacia gjatë kryesimit të saj të BE-së në pjesën e parë të vitit 2020 do të zhvillojë një samit të tillë. Edhe ai ka bërë thirrje për BE-në që të jetë më i qartë rreth zgjerimit por edhe për vendet që kufizojnë me Ballkanin Perëndimor, e këtu është edhe Kroacia, të ngritin më shumë zërin në favor të vendeve të rajonit.

Teksti i deklaratës së përbashkët e cila pritet të miratohet në këtë samit, së pari nga liderët e 28 shteteve anëtare e më pas të mbështetet edhe nga “partnerët e Ballkanit Perëndimor” është dakorduar kohë më parë në Bruksel në takimet e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare.

“Ne, liderët Bashkimit Evropian dhe të shteteve të saja anëtare, në konsultim me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor, dhe në prani të pjesëtarëve relevantë rajonalë, sot kemi konkluduar si vijon: BE mirëpret përkushtimin e përbashkët të partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj vlerave dhe parimeve evropiane dhe vizionit për një Evropë të fortë, stabile dhe të bashkuar, të përforcuar nga lidhjet tona historike, kulturore dhe gjeografike dhe nga interesat tona të përbashkëta politike, të sigurisë dhe ekonomike” pritet të thuhet në këtë deklaratë.

“Duke rikujtuar samitin e Selanikut të vitit 2003, BE ripërsërit mbështetjen e parezervë për perspektivën evropiane të Ballaknit perendimorë. Duke ndërtuar mbi progresin e arritur deri me tash, partnerët nga Ballkani Perendimroë kanë ripërseritur përkushtimin për perspektivën evropiane si zgjidhje e tyre e prerë strategjike, për të përforcuar përpjekjet e tyre dhe mbështetjen e ndërsjelltë. Kredibiliteti i këtyre përpjekjeve varet nga komunikimi i qartë publikë” thuhet më tëj.

Kujdes me zgjerimin porositë Presidenti i Francës

Se Brenda BE-ë nuk ka ndonjë entiziazëm të madhë për të përshpejtiuar procesin e zgjerimit e ka bërë të qartë në Sofje edhe Presidenti i Francës Emanuial Macron duke bërë ftesë që të kihet kujdes me procesin e zgjerimit dhe të protet që edhe vendet e rajonit të kyrejn reformat por edhe BE të thelloj reformat e veta para se të mendoj të zgjerohet.

“Un jam për të lidhur Ballkanin Perendnimorë me Evropën. Me shumë kujdes dhe vëmendje duhet shikuar çdo zgjerim. Negociatat të cilat po zhvillohen duhet të vazhduar, duhet ndihmuar vendeve të cilat bëjnë reforma dhe avancojnë drejt BE-së, dhe kjo ëhstë edhe zgjedhja ime strategjike. Por nuk jam në favour të kësaj para se të kemi të gjitha garancitë dhe para reformave të cilat do të mundësonin thellimin dhe funkcionimim më të mirë të Bashkimit Evropian në mënyrë që të shkohet më pas drejt zgjerimit” ka thënë Macron.

“Në 15 vitet e fundit ëhstë dëshmuar se ka qënë gabim që gjithmonë të mendihet në zgjerim. Nuk do tu bëjmë shërbim as shteteve që janë candidate për anëtarësim e as vetvetes me mekanzima që nuk kanë rregulla dhe i cili shkon gjithmonë drejt zgjerimit. Un jam në favour që të rrisim dialogun strategjikë me Ballkanin perendimorë, që ndjekim për së afërmi, reformat që po bëhen dhe i inkurajijmë, por pa lëshime dhe pa hipokrizi” ka thënë Presidenti i Francës.

Komisioneri i BE-së për fqinjësi dhe zgjerim Johanes Hahn ka thënë se në këët samit ëhstë konfirmuar perspektoiva Evropiane por poashtu edhe ajo që ëhstë thënë më parë, se procesi ëhstë i bazuar në meritat individuale dhe secili vend duhet ti kryej detyrat e shtëpisë.

Kancelarja Gjermane Angela Merkel ka thënë se është në interest ë Evropës që Ballkani perendimorë të zhvillohet ekonomikishtë.

Kryeministreja e Britansië së madhe Theresa May ka thënë se synimi duhet të jetë që ët ketë më shumë stabilitet, siguri dhe prosperitet në Ballkanin perendimorë.

Kancelari i Austrisë Sebastijan Kurz, vendi i të cilin do e merr pas një muaj e gjasmë kryesimin e BE-së, a përseritur se qëllimi i tij ëhstë që të mbështesin vendet e rajonit në rrugëne tyre drejt BE-së. Ai në veçanti ka përmendur Serina dhe Malin e zi si më të përpatruarat në këtë drejtim.

Presidenti i Parlamentit Evropian Antonia Tajani ka thën se ai ka propozuar një fond prej 10 milijardë eurosh për investime në dnërtimin e insfrastrukturës në rakonin e Ballkanit.

Gjatë samiit takime të rëndësishme kanë qënë edhe disa që janë bërë në margjina të tij. Kështu një ditë para tij n Sofje janë takuar Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë Hashim Thaci dhe Aleksandar Vuqiq për të shikuar mzudnëisnë e vazhdimit të dialogut dhe të arritjes së një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënjeve. Në BE pikëruishtë këto raporte i shohin si kyqe për paqën dhe stabiluitetit afatgjatë në rajon.

Po ashtu është zhvilluar edhe takim i Kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë Trzipras dhe Zaev të cilët thuhet se i kanë përafruar qëndrimet për një zgjidhje përfundimtare të çështjes së emrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme