Jahjaga: Duhet t’i kërkojmë Beogradit drejtësi për krimet gjatë luftës

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 11:54 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, tha se duhet ende shumë punë për fuqizimin social ekonomik të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Jahjaga në konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shtoi se në aspektin ligjorë është shënuar arritje, por që në asketin e drejtësisë duhet që të kërkohet nga Beogradi që të ndërmarrë hapa në këtë drejtim.

Sipas saj, të mbijetuarit e dhunë seksuale do të gjejnë paqe vetëm kur kryesit e këtyre krimeve do të dënohen.

“Në aspektin ligjor kemi bërë arritje. Në rrafshin shoqëror duhet akoma shumë punë në fuqizimin e tyre social dhe ekonomik. Në aspektin e drejtësie duhet t’i kërkojmë Beogradit drejtësi”.

“Të mbijetuarit e dhunë seksuale do të gjejnë paqe vetëm kur kryesit e këtyre krimeve do të dënohen”.

Në këtë konferencë që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, përfaqësues të tjerë të të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Të ngjashme