Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, po mbanë një takim të mbyllur për medie, në të cilën po merr pjesë ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Në takim pritet të diskutohet për punën e këtij komisioni që e ka bërë deri më tani në lidhje me personat e dhunuar gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.
Në prill të vitit 2017 është formuar Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Komisioni i përbërë nga 9 anëtarë konstaton statusin e personave të dhunuar gjatë luftës, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me rregulloren e punës.
Ky komision ishte paraparë të themelohet që në vitin 2014.
Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999 janë dhunuar rreth 20 mijë gra kosovare.