Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, po vazhdon angazhimin e saj për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale
Ajo është takuar sot me ambasadorin britanik në OKB, Mattheë Rycroft, me të cilin ka biseduar për angazhimin konkret në kërkim të drejtësisë dhe ndalimit të stigmës për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë dhe vendet tjera në konflikt.
Jahjaga edhe dje është takuar me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura.
Bangura, Jahjaga i ka kërkuar ndihmë për të gjetur mënyra që statusi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të njihet ndërkombëtarisht si krim lufte.