Jahjaga merr pjesë në Shkollën Verore në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 15:11 | Nga

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka marrë sot pjesë në Shkollën Verore në Universitetin e Prishtinës.
Ajo ka folur para studentëve të kësaj shkolle, ndërkaq thotë se u gëzua kur kuptoi se dy këshilla që kishte themeluar si presidente, u trajtuan si raste studimi gjatë kursit.

“Kisha kënaqësinë të flas para studentëve të Shkollës Verore në Universitetin e Prishtinës për arritjet dhe sfidat tona në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. U gëzova kur kuptova se dy këshilla që pata themeluar gjatë mandatit tim si presidente e Republikës së Kosovës- Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit dhe Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian- përgjatë dy javëve sa zgjati kursi u trajtuan si raste studimi që kanë ndikuar pozitivisht në rrugën tonë drejt BE-së”, ka thënë Jahjaga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme