Jahjaga mirëpret Clintonin: Lidershipi i tij ndryshoi kursin e historisë së Kosovës

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur me të ateruar në Prishtinë, ish Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

“Ishte nder dhe privilegj i madh ta mirëpres ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë”.

“Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqës dhe të stablitetit në të gjithë rajonin”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Ajo ka thënë se mbështetja a palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është simbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën!

“Përjetësisht mirënjohës!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme