Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllimet e saja lidhur me vdekjen e ish kryeministrit kosovarë, Bajram Rexhepi.
Ky është postimi i Jahjagës:
Sot me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, zotëri Bajram Rexhepit.
E kam pasë nderin ta takoj gjatë rrugëtimit tim profesional dhe kënaqësinë ta njoh personalisht përgjatë filleve të vështira të shtetndërtimit të Kosovës dhe këtyre viteve sfiduese për të gjithë ne.
Ngushëllime familjes Rexhepi. Humbja juaj është humbje për të gjithë ne.