Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me me të bijën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka bërë të ditur se me Ivanka Trump kanë biseduar për mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Ishte kënaqësi të takoja Ivanka Trump, Këshilltare e Presidentit Amerikan, me të cilën bisedova për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe nevojën për fuqizimin ekonomik të tyre”, ka shkruar Jahjaga.