Jaksa Vulic nuk është më trajner i Prishtinës

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Humbja e mbrëmshme nga Golden Eagle Ylli, ishte e fundit për trajnerin Jaksa Vulic në krye të Sigal Prishtinës.

Qysh në mëngjesin e sotëm, kryeqytetasit me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnerin Vulic.

“Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, ishte postimi i shkurt i klubit kryeqytetas në faqen e tyre në “Facebook”.

Të ngjashme