Jakup Krasniqi shërohet nga COVID-19

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Ai lajmin e bëri të ditur në llogarinë e tij në Facebook, ku me tjerash ka falënderuar  të gjithë mjekët, shokët e miqtë që e ndihmuan, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz.

Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë.

I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre.

Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.

Të ngjashme