Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me banorët e lagjes Mirena në Shipitullë me ç`rast të gjitha objektet në zonë do të rrëzohen para Vitit të Ri..
“Jam i lumtur që është zhbllokuar vendi nga kriza energjetike. Sot, është përmbyllur procesi i shpronësimit në Hade dhe Shipitullë dhe fillon puna e prodhimit të shtuar në termocentralet e Kosovës. Prodhimi i brendshëm energjetik për qytetarët tonë, duke mos importuar më rrymë, është arritje e madhe. Periudhës emergjente dhe humbjeve po u vjen fundi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.