Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se deputetëve iu është dërguar ftesa për seancën e 3 gushtit, raporton Ekonomia Online.
Njoftimi i plotë i zyrë për Komunikim të Kuvendit:
Janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht 2017.
Seanca do të fillojë në orën 10:00, sipas rendit të ditës:
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të
mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.