Janë gjetur dhe ndaluar pije energjike me afat të skaduar, për destinacion kishin tregun e Kosovës

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Agjencitë shtetërore për ruajtjen e kufirit që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit MIK- AUV, Doganat dhe Policia, mbrëmë në pikën kufitare Vërmicë kanë ndaluar një sasi prej në sasi 1,836 njësi/paketime pije energjike/power drink.

Gjatë kontrollit të detajuar të ngarkesës inspektori kufitar ka gjetur brenda ngarkesës produkte me afat të skaduar. Për të njëjtat menjëherë ka nxjerrë vendim refuzimi duke pamundësuar hyrjen e tyre në treg të Republikës së Kosovës. Produktet tilla do asgjësohen nën mbikëqyrje të autoriteteve kompetente.

“Me rritjen e fluksit të importit të produkteve ushqimore në prag të festave të funde vitit, AUV ka shtuar masat e kontrollit në import në te gjitha fazat e kontrollit inspektues. Po ashtu është rritur edhe frekuenca e mostrimit me qëllim testim/ekzaminimi laboratorik në parametra të sigurisë ushqimore. Përveç produkteve të klasifikuar si te pasigurta për konsum, për te cilët është nxjerrë vendim refuzim, ne te njëjtën maune janë hasur edhe sasi tjera produktesh ushqimore te klasifikuara si te dyshimta për konsumim”, thuhet në njoftimin e AUV.

Autoritet Kufitare ( AUV, DK dhe PK), kanë ndaluar ngarkesën në fjalë, nën vendosjen e produkteve në bllokim për mostrim të klasifikuar si e dyshuar që janë target produktet e caktuara në ngarkesë. Produktet e tilla do qëndrojnë ne pike kontrolli kufitar deri në konfirmim të rezultateve laboratorike. Varësisht nga rezultatet e testeve laboratorike merret vendimi përfundimtar.

Ngarkesa/ produktet e klasifikuar si te pasigurta në aspektin e sigurisë ushqimore janë refuzuar (në mbikëqyrjeje te arteriteve kufitare do asgjësohen), ndërsa produktet e klasifikuar si te dyshuara ( pas procesit te mostrimit), do qëndrojnë në pike kontrolli kufitar deri në eliminimin te gjitha dyshimeve të ngritura dhe pastaj do merret vendimi përfundimtar. Në bashkëpunium dhe koordinim të plotë autoritete kufitare, me ane te kontrolleve do të pengojnë çfarëdo tentimi për futje në treg të ushqimeve të pasigurta. Në te gjitha rastet ku hasen parregullsi/kundërshtime ligjore, MIK do veproj!

Të ngjashme