Janjiq: Lajçak, përfaqësues ideal i BE-së që nuk bën asgjë

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik serb Dushan Janjiq, vlerëson se kontributi i përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është i padukshëm.

Ai në një intervistë për mediat serbe, të martën, tha se Lajçak krijoi bindjen se do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në korrik, vetëm sa për t’iu zgjatur kontrata nga BE-ja.

“Ai është përfaqësues ideal i BE-së që nuk bën asgjë, pos që mbulon gjërat dhe merr pjesë në manipulime”, tha Janjiq, përcjell gazeta “Danas”. Sipas tij, për regjionin është shumë më mirë që të mos mbështetet te Lajçaku.

“Sa herë që ai vjen, pasojnë barrikadat”, shtoi Janjiq, duke përmendur edhe “rolin pa efekt” të diplomatit sllovak në Bosnjë-Hercegovinë e Mal të Zi.

Lajçakut, në prill i është vazhduar mandati edhe për dy vjet. Në këtë post u emërua më 3 prill 2020.

Të ngjashme