Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janiq, thotë se shtetet e Bashkimit Evropian nuk janë shume tolerante kur vjen puna për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë ai thotë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më i hapur, pasi që dëshirojnë një marrëveshje që është e pranueshme.
“ SHBA-të kanë qëndrime më të thjeshta sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes. Uashingtoni është më tolerant se Brukseli. SHBA-ja nuk kërkon përmbushjen e të gjitha normave, ata vetëm po kërkojnë të nënshkruajnë për diçka që palët kanë rëndë dakord”, ka thënë ai për telegraf.rs.
Sipas tij ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ka dallime të vogla sa i përket zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, megjithatë thotë se dy superfuqitë pajtohen për gjërat thelbësore.
Janjiq thotë se vendosja e administratës së re në BE, dhe caktimi i kryenegociatorit të ri, do të ketë një imapkt të ri në dialog.
“ Në vjeshtë, Komisioni i ri Evropian do të merr detyrën, dhe më pas do ta zgjedhin negociatorin e ri. Kjo mund të interpretohet edhe si iniciativë e re”, shprehet Janjiq.
Për Janjiq caktimi i ndërmjetësuesit të ri, do t’i jap jetë dialogut.
“ Negociatori i ri do të sjell diçka të re, kështu që ky dialog do të kthehet në jetë”, ka shtuar ndër të tjera analisti serb.